
Sapo ka përfunduar sfida mes Lazios dhe Juventusit, me kryeqytetasit që kanë marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në ''luftën'' për Champions. Ndërkohë që, juventusi nuk arriti dot të përfitonte nga barazimi i Interit, e kështu mbetet në vendin e dytë.
Sfida është zhvilluar me një intensitet loje të lartë, me bardhezinjtë dominues në posedimin e topit, por Lazio ka qenë e rrezikshme në kundërsulme. Golin për Juventus e shënoi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi lehtësisht ndaj Strakoshës pas asist nga Bentacur.
Por Lazio nuk u ndal për asnjë minutë, duke barazuar në minutën e fundit të pjesës së parë me Luis Felipe. Pas një krosimi nga e majta Felipe fiton duelin me kokë ndaj Bonuçit duke barazuar sfidën në 1-1.
Milinkoviç Saviç pas një lëvizje të bukur në mbrojtjen e Juventusi arrin ti shkëputet mbrojtjes duke kaluar në avantazh lacialët.
Pas 4 minutave më vonë LAzio kishte në dorë të mbyllte sfidën por Sheznei ka reaguar në mënyrë perfekte duke pritur penalltinë e Immobiles.
Formacionet:
LAZIO - Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile.
JUVENTUS - Szczesny; Cuadrado, Bonuçi, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Dybala, Cristiano Ronald