Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Spektakël me 5 gola në “Education City”, Gana “shkelmon” Korenë e Jugut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël me 5 gola në “Education City”, Gana

Korea Jugut 2-3 Gana (Cho 57', 60'/ Salisu 23', Kudus 35', 67')

Kupa e Botës Katar 2022

Grupi H

Stadiumi: Education City

Gjyqtar: Anthony Taylor (Anglez)

Ndeshja: Gana ia ka dalë të sigurojë pikët e para në Kupën e Botës, teksa ditën e sotme ka mposhtur me shifrat 3-2 Korenë e Jugut. Një ndeshje që rezultoi e “çmendur”, pasi ishin ganezët që do të gjenin golat në minutën e 23 me Salisu dhe me Kudus në minutën e 35-të. Në këtë mnëyrë Gana do ta mbyllte në avanatzh të dyfishtë pjesën e parë, për t’i lënë kështu spektaklin pjesës së dytë.

Koreja e Jugut e nis siç duhet 45-minutat e dyta, ku gjen 2 gola për 3 minuta, ku Cho do të shënonte dopietë 57’ dhe 60’ për të barazuar kështu shifrat ndaj Ganës. Ganezët nuk u dorëzuan dhe gjentën sërish golin e avantazhit në minutën e 67-të ku Kudus do të gjente golin e dytë personal në Kupën e Botës.

Në minutat e mbetura skuadrat kishinn edhe raste të tjera për të shënuar por nuk ia dolën dot të gjenin golin, duke bërë që kjo sfidë të përfundonte në favorin e Ganës, që siguron kështu 3 pikët e para në Katar, duke u renditur e dyta në grupin H me 3 pikë, pas Portugalisë që do të përballet me Uruguain.

Formacionet Zyrtare:

KOREA JUGUT (4-2-3-1) – Kim; Kim, Kim, Kim, Kim; Hwang, Jung; Kwon, Jeong, Son; Cho. Trajner: Paulo Bento

GANA (4-2-3-1) – Ati; Lamptey, Amartey, Salisu, Mensah; Partey, Samed; A. Ayew, Kudus, J. Ayew; Williams. Trajner: Otto Addo

 

Komenti minutë pas minute:

90+10'- Mbyllet spektakli mes Koresë së Jugut dhe Ganës, 3 pikë i sigurojnë këto të fundit.

90+5'- Koeja kërkon dëshpërimisht golin e barazimit, Ati shpëton portën e Ganës.

90'- Arbitri anglez akordon 10 minuta shtesë.

83'- Kim një tjetër rast, por lojtsari i Koresë së Jugut nuk tregohet i saktë përballë portës.

76'- Koreja kërgon sërish golin e barazimit, Ati në një rast dhe Lamptey shpëtojnë Ganën.

67'- Gana rikthehet në avantazh. Kudus gjen golin e dytë personal.

60'- 2 gola për 3 minuta, Cho barazon rezultatin ndaj Ganës.

57'- Koreja e Jugut rihap sfidën. Cho ndëshkon Ganën.

53'- Ati shpëton portën e Ganës, Cho tremb ganezët.

46'- Nis 45-minutëshi i dytë.

45+5'- Mbyllet pjesa e parë mes Ganës dhe Koresë së Jugut me shifrat 2-0 për ganezët.

45'- Gjyqtari anglez jep 5 minuta shtesë.

35'- Gana dyfishon shifrat. Kudus gjen rrugen e rrjetës.

23'- Gana kalon në avantazh ndaj Koresë se Jugut. Salisu gjen rrugën e rrjetës.

18'- Goditje këndi për Korenë, krosojnë drejt zonës, por lojtarët e Ganës e largojnë topin.

14'- Gana provon të dalë para, por lojtarët e Koresë së Jugut janë të kujdesshëm.

8'- Koreja e Jugut këmbëngul për të gjetur golin, teksa luan në zonën e portierit. Gana në vështirësi.

4'- Koreja e Jugut krijon rastin e parë të rrezikshëm në portën e Ganës.

1' Starton ndeshja, ekipet në kërkim të fitores

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga