
PARTIZANI 1-1 EGNATIA (Bintsouka 6' / Fernando 24')
Supersfida e javës së 4-të të Kategorisë Superiore midis Partizanit dhe Egnatias ka përfunduar në barazim. Sfida e luajtur në stadiumin “Arena Demave”, përfundoi 1-1.
Ishin të zotët e shtëpisë ata që e nisën mirë ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e 5-të me anë të Bintsouka. Madje “demat” kishin raste edhe për të dyfishuar shifrat. Por në minutën e 24’ ishte Fernando ai që vendosi ekuilibrat e ndeshjes. Me anë të një supergoli, braziliani shtangu të gjithë të pranishmit duke i sjellë barazimin Egnatias. Në fundin e pjesës së parë ishte dhe një tjetër episod i rëndësishëm i sfidës. Alban Hoxha priti një 11-metërsh të goditur nga Dëamena duke mbajtur ndeshjen në barazim.
Në pjesën e dytë edhe pse skuadrat kishin raste të mira, disi dukej lodhja dhe ra ritmi i lojës. Skuadrat ndajnë kështu nga 1 pikë. Egnatia shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, teksa Partizani klasifikohet në vendin e pestë me 5 pikë.
Kategoria Superiore: Java e 4-të
Stadiumi: Arena e Demave
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet Zyrtare:
Partizani: Hoxha, Atanastoski, Sota, Bilali, Bytyçi, Mehmedi, Rrapaj, Murataj, Taipi, Cara, Bintsouka. / Trajner: Zoran Zekiç
Egnatia: Sherri, Xhemajli, Malota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Isgandarli, Spahiu, Fernando, Dwamena, Paulaskas. / Trajner: Edlir Tetova
84' Eljon Sota humbet rastin e artë për të kaluar Partizanin në avantazh
80' Dwamena pranë golit, topi shkon ngjitur me shtyllën
57' Alban Hoxha përsëri protagonist ndaj gjuajtjes së Dwamenas
52' Partizani kërkon golin me Rrapajn
46' Alban Hoxha pret penalltinë e Dwamenas
32' Egnatia pranë përmbysjes, Paulaskas godet shtyllën / Zoran Zekic nxjerr Mehmetin për të futur qendërmbrojtësin Kocijan
24' GOOOOOOL!!!! Fernando barazon me super gol
22' Bintsouka provon me "sombrero", por goditja nuk ka saktësi
19' Rrapaj godet fort, por Sherri i gatshëm
18' Egnatia pranë golit, topi devijohet nga mbrojtja e të kuqve
6' GOOOOOOL!!!! Bintsouka kalon Partizanin në avantazh
1' Starton supersfida Partizani - Egnatia