
Spanja ka fituar në miqësoren me Jordaninë. Takimi u mbyll me shifrat 3-1 në favor të iberikëve. Një sfidë që shërben për të mbyllur përgatitjet para Kupës së Botës.
Golat u realizuan nga Ansu Fati në minutën e 13, Gavin ë minutën e 56 dhe 20 vjeçari Nico Williams në minutën e 84. Vendasit arritën të realizojnë në minutën e 90'+2' me Al Daradreh.
Luis Enrique veç titullarëve aktivizoi 8 lojtarë nga stoli, për të vlerësuar kontigjentin para ndeshjes së parë kundër Kosta Rikës, ku fitorja është obligative pasi në sfidën e dytë do të kenë përballë Gjermaninë.
VIDEO:
Poll