Kroaci 0-0 Spanjë (4-5p)
Nations League: Finale
Stadiumi: De Kuip Rotterdam
Gjyqtar: Felix Zwayer
Formacionet Zyrtare:
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Erlic, Sutalo, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Ivanusec. Trajner: Zlatko Dalic
Spanja (4-2-3-1): Simon; Navas, Le Normand, Laporte, Alba; Rodri, Ruiz; Asensio, Gavi, Pino; Morata. Trajner: Jose Luis De La Fuente
Komenti minutë pas minute:
PENALLTITË
120+2' Mbyllen edhe 30 minutat shtesë. Penalltitë do të vendosin fituesen.
105+2' Mbyllet shtesa e parë.
104' Rrezikon Spanja. Asensio provon nga distanca me topin që devijohet nga mbrojtësi kroat në këmbët e Dani Olmo. Ky i fundit godet por jashtë portës.
91' Nisin 15 minutat e para të shtesës.
90+4' Përfundon koha e rregullt, ndeshja do të shkojë në shtesa.
90’ Asensio provon me një diagonale nga e djathta, topi kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.
84’ Ansu Fati është i vetëm në zonë dhe gjuan i sigurt, por para vijës fatale vjen devijimi i Perisic, i cili shpëton portën kroate nga goli.
76’ Livakovic del për të larguar topin nga këmbët e Ansu Fati, Fabian Ruiz sheh portën bosh dhe gjuan nga distanca, por çon sferën mbi kuadrat.
66’ Predhë e Rodri nga distanca, topi përfundon jo shumë larg portës së Livakovic.
57′ Asensio godet me kokë pas një krosimi në zonë, por topi fluturon mbi traversë.
51′ Juranovic godet, por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet pjesa e parë.
38’ Brozoviç shmang dy mbrojtës dhe kroson në zonë, por aty nuk ndodhet asnjë futbollist i Kroacisë dhe topin përfundon jashtë.
31’ Perisic gjuan me kokë drejt portës, por Unai Simon shpëton portën e tij.
23' Mundësi e artë e shpërdoruar nga Kramaric, para portierit vonohet dhe mbrojtësi Laporte i heq topin në momentin e fundit.
12' Gabon portieri kroat në nisjen e lojës, spanjollët rrëmbejnë topin para zonës me Gavin që godet por sfera shkon ngjitur me shtyllën.
10’ Fabian Ruiz godet drejt portës, por Livakovic arrin ta presë. Aty afër ndodhet dhe Morata i cili nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
5′ Juranovic dërgon një krosim në zonë, por Unai Simon tregohet i vëmendshëm dhe arrin të presë topin.
1' Fillon ndeshja.