
Teuta 0-0 Tirana
(0-3*)
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinale: Ndeshja e kthimit
Stadiumi: Niko Dovana
Gjyqtari: Kreshnik Cjapi
Formacionet zyrtare:
Teuta (4-3-3): Qirko, Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Kallaku, Beqja, E.Vila; Çyrbja, Oshafi, L.Vila. Trajner: Edi Martini
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Lulaj, Najdovski, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Hasani, Berisha, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+3' Përfundon ndeshja. Tirana pret biletën për në finalen e Kupës teksa fitorja 3-0 në ndeshjen e parë i dha komoditetin për të kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund. Asnjë gol në 93 minuta duke bërë që bardheblutë të jenë skuadra e dytë pas Egnatias që do të luaj në finalen e madhe. Kryeqytetasit patën disa raste shënimi në të dyja pjesët por lojtarët u treguan të pasaktë edhe pse disa herë gjetën Qirkon në formë shumë të mirë. Nga ana tjetër, Teuta nuk rrezikoi shumë teksa me kalimin e minutave dukej sikur e pranoi disfatën.
80' Qirko rrezikon shumë teksa nuk merr si duhet topin e kthyer pas nga mbrojtja, Hasani afrohet rrezikshëm por portieri arrin të largojë në kohë.
75' Përgjoni largohet dhe i bën vend Besir Isenit.
71’ Hasani nga e djathta pason për Berishën i cili gjuan në qendër të zonës, por sfera fluturon mbi traversë.
67' Teuta provon të rrezikojë, Gjinollari kroson në zonë por goditja e Dacit përfundon mbi traversë.
65' Dalin nga loja Aleksi dhe Lushkja, futen Deliu dhe Qefalija.
61’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Beqja me kokë nuk ia del të gjuajë në portë e më pas Kotobelli gabon shënjestrën i vetëm në zonë.
60' Berisha provon nga jashtë zonës por topi shkon larg portës
58' Gjumsi futet në vendin e Haxhiut.
47' Lulaj jep një kros perfekt për Haxhiun i cili përballë portierit gjuan mbi traversë.
46' Nis pjesa e dytë. 3 zëvëndësime për Teutën, largohen Jazxhi, Çyrbja dhe Oshafi, hyjnë në lojë Qaqi, Gjinollari dhe Daci.
45' Mbyllet pjesa e parë.
35' Teuta has vështirësi në daljet përpara, provon me topa të gjatë për Oshafin por bllokon mirë mbrojtja bardheblu dhe portieri Bekaj.
30' Pano Qirko sërish bën heroin, pret një goditje të Hasanit dhe mban portën e paprekur.
28' Mundësi e artë për Tiranë, Hila nxjerr Berishën vetëm para Qirkos por portieri fiton duelin me sulmuesin bardheblu.
22’ Goditje dënimi ballore e Kallakut, topi përfundon në duart e Bekajt i cili pret në pozicion.
18' Pretendojnë për të kuq bardheblutë, Kotobelli ndaj me faull Hasanin si lojtarë i fundit por gjyqtari Cjapi akordon vetëm të verdhë.
9' Haxhiu provon nga distanca por topi përfundon vetëm fare pak mbi traversë.
6' Aleksi godet me kokë me sferën që shkon lehtë në duart e Qirkos.
4' Hasani rrezikon nga e majta teks driblon 2 kundërshtarë por më pas topi i largohet për këndore.
1' Fillon ndeshja.