
Një “derbi shqiptarësh” është luajtur në Kroaci në javën e 11-të të Superligës vendase. Slaven Belupo u përball me Varazdin me këta të fundit që u mposhtën 3-2.
Protagonistë në këtë sfidë ishin shqiptarët nga të dyja ekipet. Si fillim ishte Arbër Hoxha që shënoi golin e dytë për Slaven për ta çuar ndeshjen në 2-0 për të tijët. Ish-i i Ballkanit shënoi në minutën e 18’ dhe duke festuar me shqiponjë.
Por edhe pse ishin në disavantazh të dy golave, pa u mbyllur pjesa e parë, Varazdin barazoi me gola të shënuar nga shqiptarët. Si fillim ishte ish-kapiteni i Shpresave të Kombëtares kuqezi, Jorgo Pëllumbi që ngushtoi diferencat në minutën e 32’.
Për barazimin mendoi Agon Elezi 6 minuta më vonë me këtë të fundit që festoi me shqiponjë si Hoxha. Por goli i këtij të fundit nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.