
U17/ Zvicër 1-1 Shqipëria
Kualifikuese Europiani U17
Stadiumi: Air Albania
Ndeshja: Kombëtarja shqiptare U17 e futbollit ka marrë një barazim 1-1 në “Air Albania” përballë kombëtares zvicerane. Djemtë e Bulkut bënë një paraqitje dinjitoze duke e dominuar ndeshjen dhe për shumë minuta kanë udhëhequr takimin. Sulejmani shënoi në minutëne 14 duke kaluar përpara kuqezinjtë që kishin veshur sot fanellën e dytë atë të zezë.
Loja më pas vijoi e qetë me tanët që kishin edhe raste të tjera shënimi dhe duke e qarkulluar topin mjaft mirë në mesfushë. Në pjesën e dytë Zvicra bëri disa zëvëndësime dhe filloi të merrte terren në lojë. Pas disa përpjekjeve ata ia dolën të barazonin me Romano në të 66-tën.
Kuqezinjtë nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe menjëherë bvënë pressing për të shënuar të dytin, por nuk ia dolën. Kjo ishte ndeshja e dytë eleminatore e vlefshme për europianin U17. Pas dy takimeve kombëtarja jonë ka vetëm 1 pikë.
Formacionet Zyrtare:
Zvicra (4-4-2): Muslija; Rizzo, Fasano, Bashaj, Seferovic; Grando, Xhemalija, Romano, Parente; Boteli, Ze
Shqipëria (4-3-3): Dervishi; Bastari, Shpuza, Damini, Kurti,; Belloj, Jaku, Avdillari; Vranici, Sulejmani, Tosku
Goli i Zvicres:
Goli i Sulejmanit:
Ndeshja LIVE në kanaln zyrtar të FSHF-s në YouTube: