Izrael – Shqipëri 2-1 (Weissman 46', Baribo 90'+2/ Uzuni 88')
Izrael – Shqipëri takimi i vlefshëm për Nations League do të zhvillojë ndeshjen e dytë mes ekipeve në Tel Aviv duke startuar nga ora 20:45. Sfida e parë u mbyll me shifrat 1-2 në Shqipëri.
Izrael: Glazer, Dasa-Miguel-Goldberg-Leidner, Kanichowsky-Lavi-Karzev, Haziza- Weissman-Adaba
Trajner: Hazan Alon
SHQIPËRI: Strakosha, Hysaj-Ajeti-Ismajli-Balliu, Abrashi-Gjasula-Laçi, Asllani-Cikalleshi-Broja
Trajner: Edoardo Reja
Arbitër: Donatas Rumsas (Lituani)
Ndeshja:
"Izraeli mund Shqipërinë me shifrat 2-1. Gabimet individuale na kushtuan përsëri shumë, duke mos na lejuar vijueshmërinë për t’u ngjitur në një ligë më lart.
Shuhet ëndrra për një kualifikim të mundshëm në Ligën A të Kombëtares kuqezi. Pritshmëritë e larta të këtij takimi u vulosen në minutën e 92 kur Izraeli na ndëshkoj për herë të dytë, që vijon rrugëtimin duke u katapultuar në një ligë më lart.
Shqipërisë nuk i mjaftoi grita e Uzunit që erdhi nga stoli për të rikthyer buzëqeshjen dhe pse gjatë gjithë grumbullimit është stërvitur individualisht pasi nuk pritej të aktivizohej për këtë takim. Edy Reja dhe zëvendësimet e tij kësaj here nuk rezlutan të sukseshme".
Komenti minutë pas minute:
90'+2 Mihaj bën një gabim që do të na kushtojë shumë
88' GOOOOOOL UZUNIIII, futet nga stoli për të ngjallur shpresën e Kombëtares
78' Në lojë Uzuni dhe Mihaj, largohen Cikalleshi dhe Ajeti. Reja provon çdo gjë për të sulmuar Izraelin.
69' Ramadani ndalet nga Glazer. Një aksion model i kuqezinjve që nis nga këmbët e Bajramit.
64' Cikalleshin nuk e mbajnë nervat, ndëshkohet me të verdhë.
62' Strakosha vijon me daljet e gabuara. Me fat përsëri Shqipëria.
56' Cikalleshi për fare pak mund të kishte kthyer në gol një kros të Vesilit
54' Strakosha bën një lëvzje të rrezikshme që mund të kushtonte shumë.
46' Izraelit i mjaftojnë 40 sekonda në startin e pjesës së dytë për të na ndëshkuar. Një gabim i Hysaj na kushtoj shumë pasi i dhuroj topin kundërshtarit.
46' Në fushë Veseli, Balliu mbetet në dhomat e zhveshjes për shkak të një problemi muskular. Zëvendësimi i parë për Rejan në këtë sfidë.
45' Mbyllet pjesa e parë
44' Broja humbet një tjetër rast të pastër për gol, e pafalshme për sulmuesin
39' Dasa tenton me kokë nga larg, por shumë e lehtë për Strakoshën
37' Me shumë fat kësaj radhe, topi kalon rrezikshëm tërë pasqyrën e portës
31' Abada me pak fat shfrytëzon topin që i vjen nga një korombol, por nuk arrinë të realizoj
19' Dasa kërkon të befasoj Strakoshën, por pa fat këtë herë
16' Cikalleshi tenton nga larg me të majtën, por shumë lart portës
15' Minuta të mira për kuqezinjtë, dominojnë në Tel Aviv
5' Broja humb rastin më të pastër për gol vetëm në 5 minuta lojë
1' Starton takimi në Tel Aviv