
EGNATIA 1-0 KUKËSI
Ndeshja mes Egnatias dhe Kukësit e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”, përfundoi me triumfin e rrogozhinasve. Rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” ishte 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm dhe që vendosi fatet e kësaj sfide, e shënoi Arbin Zejnullai në minutën e 6-të.
Me këtë fitore, Egnatia mbetet në vendin e parë dhe shkon në kuotën e 54 pikëve, teksa në fundin e tabelës së klasifikimit mbetet Kukësi me 25 pikë.
Kategoria Superiore: Java e 29-të Stadiumi: Arena Egnatia Arbitër: Indrit Myrtja FORMACIONET ZYRTARE: EGNATIA: Sherri, Andre, Aleksi, Montenegro, Fernando, Malota, Ndreca, Zejnullai, Fangaj, Spahiu, Ibrahimoglu. Trajner: Edlir Tetova KUKËSI: Tafas, Lamce, Reci, Zhongo, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Zenunaj, Mustafa, Lala, Solodovnicov. Trajner: Bledar DevollI Rastet e ndeshjes: 90+6' Mbyllet sfida në Rrogozhinë. 90+4' Plarent Fejza pranë supergolit, Sherri kryen pritje fantastike. (VIDEO) 73' Salami tenton, por topi shkon mbi traun e portës. 46' Starton pjesa e dytë. 45+2' Mbyllet pjesa e parë. 20' Sebastian Spahiu pranë golit. (VIDEO) 6' Goool! Zejnullai kalon Egnatian në avantazh. (VIDEO) 1' Starton sfida në Rrogozhinë.
Galeria fotografike ()
Poll