
Kupa e Spanjës ka zhvilluar ndeshjet e saj të vlefshme për raundin e 1/32. Alcorcon dhe Cartagena e Armando Sadikut janë ndeshur së bashku në këtë raund. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1, gjatë 90 minutave të lojës, gjë që nuk mjaftoi për të përcaktuar ekipin e kualifikuar.
Shtesat e takimit nuk sollën ndryshim të rezultatit dhe kështu ekipet u drejtuan “ruletës” së penalltive. Lojtarët e Cartagenas u treguan më të saktë, dhe arritën të kualifikohen për në fazën tjetër.
Sadiku ishte një nga lojtarët që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së dytë, ku me qetësin e tij absolute, çoj sferën në fundin e rrjetës dhe portierin në krahun tjetër.
VIDOE:
Poll