Sot në Turqi po zhvillohen ndeshjet e mbetura të Kupës, teksa në fushën e lojës kanë zbritur edhe lojtarë shqiptarë që po lënë gjurmë.
Ndeshja mes Instanbulspor dhe Etimesgut ka shkuar në kohën shtesë pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 2-2. Pikërisht dy lojtarët shqiptarë që luajnë te Instanbulspor, Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli kanë mundur të barazojnë shifrat.
Topalli gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të të sfidës, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do ta “imitonte” ish-lojtari i Kukësit. Fantazisti po kalon një formë të mrekullueshme dhe kjo po shihet edhe në takimin e sotëm. Më poshtë shihni dy golat e realizuar nga të dy lojtarët shqiptarë.