Napoli-Milan 0-4 (Leao 17'59', Diaz 24', Saelemakers 67')
Milani ka marrë një fitore spektakolare 0-4 përballë Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Kuqezinjtë e Piolit e dominuan krejt ndeshjen duke realizuar nga dy gola për çdo pjesë.
Protagonist i ndeshjes ishte Rafael Leao i cili shënoi dy gola, të parin në minutën e 17’ ndërsa i dyti në minutën e 59’. Dy golat e tjerë u shënuan nga Diaz në minutën e 24’ dhe Saelemakers në të 67’. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Milanin sepse i mban në lojë për zonën Champions dhe kjo edhe falë humbjes së Interit dje ndaj Fiorentinës.
Formacionet Zyrtare:
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo; Rrahmani; Kim; Rui; Anguissa; Lobotka; Zielinski; Politano; Kvaratskhelia; Simeone. Trajner: Luciano Spalleti
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria; Kjaer; Tomori; T.Hernandez; Bennacer; Tonali; Diaz; Krunic; Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli