Barcelona 2-1 Real Madrid (Roberto 45', Kessie 92' / Araujo 9'ag)
La Liga
Java 26
Stadiumi: Camp Nou
Formacionet Zyrtare:
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Roberto, Busquets, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Gavi. Trajner: Xavi Hernandez
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti
Rastet e ndeshjes:
90+6' Përfundon ndeshja, Barcelona fiton El Clasicon dhe shkon +12 pikë larg madrilenëve.
92' Barcelona permbys ndeshjen, Kessie vulos sfiden.
82' VAR anulon gjithcka per pozite jashte loje
81' Kaplon heshtja në "Camp Nou", Real Madrid rikthen avantazhin me Marco ASENSIO
70’ Vinicus shkëputet në kahun e majtë, gjen hapësirën dhe gjuan, duke gabuar krejtësisht trajektoren dhe çuar sferën jashtë.
67’ Lewandowski merr një pasim perfekt në zonë dhe tenton të shënojë nje kryeveper, por fluturon topin shumë lart mbi traversë.
62’ Rodrygo i sapofutur në fushën e lojës, merr topin në hyrje të zonës dhe gjuan, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin e Ter Stegen.
59’ Lewandowski godet nga jashtë zonës me një predhë që devijohet nga Militao e shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së Courtois.
58’ Tjetër top për Lewandowskin që largohet nga Militao, pasi prapavija e Realit nuk lejon polakun të prekë sferën në zonë.
53’ Modric tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, një devijim shmang rrezikun për portën e Ter Stegen pasi sfera po i drejtohej shtyllës së dytë.
51’ Sergi Rberto harkon në shtyllën e dytë për Raphinhan, Naco ndërhyn dhe devijon topin jashtë.
50’ Gavi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Carvajal, gjyqtari përsëri bën shenjë që nuk ka asgjë.
46’ Vinicius e nis menjëherë me vrull pjesën e dytë teksa tenton të shkëputet në krahun e majtë por përfundon me topin jashtë vijës fundore.
46' Nis pjesa e dytë
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
45' Barazon Barcelona, Sergi Roberto shpërthen festën në Cam Nou.
40’ Ndeshja ndizet pas disa faulleve që katalanasit cilësojnë të ashpra, por gjyqtari e mendon ndryshe.
34’ Edhe Raphinha provon nga jashtë zonës, Courtois devijon topin mbi traversë.
27’ Vinicus provon me një nga driblimet e tij të hyjë në zonë, shtyn topin më shumë se duhet dhe Ter Stegen kontrollon.
23’ Pas një goditje këndi, Christensen me kokë gjuan i vetëm në zonë, por nuk gjen portën e madrilenëve.
21’ Kundërsulm i shpejtë i Realit me Valverde i cili nis Benzema, por ky i fundit nuk gjuan dhe pason te Carvajal i cili humb sferën në zonën kundërshtare.
17’ Vinicius nga e majta kalon Araujo dhe pastaj harkon në zonë por nuk gjen Benzema i cili ishte i vetëm para portës.
9' Shënon Reali, topi i Vinicius devijohet nga Araujo dhe shkon në rrjetë.
3' Lewandowski ndez menjëherë ndeshjen, godet nga distanca por grushton Courtois.
1' Nis kryesfida e javës, Reali i denuar të fitojë, Barcelona mund të vrasë kampionatin.