Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Raphael DWAMENA bën për vete edhe tifozët e Vllaznisë, gjest FANTASTIK i shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raphael DWAMENA bën për vete edhe tifozët e

Raphael Dwamena erdhi në Shqipëri, falë agjentit sportiv Arbi Laçi, teksa nënshkroi me ekipin e Egnatias në merkaton e janarit. Para se të zyrtarizohej çdo gjë, emri i tij bëri bujë në media pasi ka një të shkuar shumë të pasur teksa ka luajtur edhe në La Liga me ekipin e Levantes.

Pak muaj në Shqipëri kanë mjaftuar për t’i bërë të gjithë për vete, sidomos në Rrogozhinë. Në 17 ndeshje ka shënuar plot 9 gola dhe 7 asiste dhe shpesh thuhet me plot të drejtë: “Të mos ishte për problemet në zemër, nuk do vinte kurrë në Shqipëri.” Tashmë, jo më kot, drejtuesit rrogozhinas kërkojnë plot 500 mijë euro për ta lënë të lirë bomberin ganez.

Në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në Kupë, ai gjeti sërish rrugën e rrjetës duke dribluar mbrojtës e portier për të dërguar topin në rrjetë. Në fund të ndeshjes, trajneri Tetova e zëvëndësoi por ajo që do të vinte në ato sekonda do të ishte mjaft e bukur.

Tifozët e Egnatias u ngritën në këmbë për ta duartrokitur por të njëjtën gjë bënë edhe ata shkodranë duke përcjellë një mesazh fantastik në futbollin shqiptar.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga