Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video /Rama në ‘’Viva Voce’’ me dhomat e zhveshjes, tregon çfarë do të japë

Shkruar nga NEWSPORT
Video /Rama në ‘’Viva Voce’’ me dhomat e zhveshjes,

[video width="400" height="220" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/06/rama-video.mp4"][/video]

Djemtë: Po makinën e Kaçes?! Gashi: Ta hëngsha zemrën!

Rama flet me djemtë e Kombëtares pas fitores me Rumaninë. Ata ndodhen në dhomat dhoma e Zhveshjes, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka drejtpërdrejt në telefon, duke e vendosur në ‘’Viva Voce’’. Pas kësaj Rama u tregon se me çfarë do t’i shpërblejë djemtë që na nderuan. ‘’Të gjithë pasaporta diplomatike’’, u premton Kryeministri. Por djemtë nuk ngurrojnë ta pyesin për makinën e Ergys Kaçes, të cilën, me sa duket Rama ,ia ka premtuar. ‘’Një veturë për Kaçen dhe traktor për Mavrajn’’, ua kthen Rama. Në fund, biseda mbyllet me fjalët e Gashit, thënë Ramës: ‘’Ta hëngsha zemrën!’’

BISEDA TELEFONIKE

Rama: Gati jemi?!

Djemtë: Je në Viva Voce, gati!

Rama: Atëherë e para e punës, që nga Duka te…të gjithë lojtarët dhe delegacioni pasaportë diplomatike.

Djemtë: Ooooo (Brohorasin fort)

Djemtë: Nji! (E nxisin kryeministrin të vazhdojë me premtimet)

Djemtë: Po makinën e Kaçes?! Hahhahaha

Rama: Një veturë për Kaçen dhe traktor për Mavrajn

Djemtë: Hhahahhaha

Mavraj: Po nuk kam nevojë për traktor eee

Duka: (Qesh me të madhe)

Djemtë-Ramës: Bravo, Bravo!

Djemtë (Disa): Prit o prit se ka akoma… (Duka-me shenjë djemve që të thërrasin ‘’Edi, Edi’’)

Djemtë: Edi, Edi!

Gashi-Ramës: Ta hëngsha zemrën!

Duka-Ramës: Hajde nesër, hajde!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga