
Myrto Uzuni nuk di vetëm të shënojë. Sulmuesi i Granadas ka asistuar në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Granadas dhe Lugos në La Liga 2. Në minutën e 17’, shqiptari mer një top në krahun e djathtë dhe i vetëm fluturon rraketë në hyrje të zonës duke asistuar më pas për shokun e skuadrës Puertas.
Si duket, Myrto ka mësuar pak nga Odise Roshi te Kombëtarja pasi ky asist ishte nga ata tipik të mesfushorit. Me këtë asist, rekordi i Uzunit në kampionat është në 22 gola dhe 5 asiste. Thjeshtë fantasti.
Rezultati aktualisht është 2-0 në pjesën e parë dhe Granada është pranë një fitoreje shumë të rëndësishme për garën e ngjitjes në La Liga. Aktualisht në vendin e parë me 69 pikë, 2 më shumë së Las Palmas dhe Eibar që do të luajnë ndeshjet e tyre.