Shqipëria merr një pikë të artë në Pragë kundër Çekisë duke rritur akoma më shumë shpresat për një kualifikim historik në Euro 2024. Pas ndeshjes Mirlind Daku dha intervistwn e tij ku nuk i mbajti dot emocionet.
“Jam pa fjalë, kur përfundoi ndeshja isha i emocionuar që arrita të debutoja. Është një arritje shumë e madhe për mua dhe familjen time që luftuam deri këtu. Për këtë arsye luftojmë dhe udhëtojmë 12 orë për të bërë krenar popullin tonë që ka ardhur me shumë sakrifica deri në këtë ditë. Është më shumë se një kupë bote kur i sheh këta njerëz që qeshin.
Mendova t’ja jap Nedimit por kujtova se ishte offside dhe ja dhash Mujës, S’deshti Zoti të bëhej gol, shpresoj ndeshjet e ardhshme të jemi me sy hapur.”