
Arbnor Muçolli është bërë protagonist për skuadrën e Goteborg ditën e sotme. Mesfushori shqiptar asistoi në golin që zhbllokoi sfidën kundër Elfsborg në transfertë, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit suedez.
Ky është edhe debutimi i tij me Goteborg pasi u transferua pak ditë më parë nga skuadra e Vejle në Danimarkë. ‘Modric’ shqiptar prezantohet në mënyrën më të mirë teksa në minutën e 29’, rrëmben një top jashtë zonës, avancon në hyrje dhe më pas pason për shokun e skuadrës i cili godet nga distance për ta çuar topin me devijim në cepin e rrjetës.
Fantazisti shqiptar është gjithashtu nën vëzhgimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij te Kombëtarja shqiptare dhe nëse vijon me performance të kënqashme, sigurisht ftesa do t’i vijë sërish.