Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Vendi i parë në Nations League objektivi ynë", Duka prezanton Rolando Maran: Ka eksperiencë 25-vjeçare, i bindur që do bëjmë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Vendi i parë në Nations League objektivi ynë", Duka
Armand Duka dhe trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbajtur një konferencë për shtyp për mediat, brenda "Shtëpisë së Futbollit2, aty ku ka njoftuar mbylljen e ciklit me Sylvinho si dhe ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran. 

"Ekipi kombëtar tanimë e ka vendosur atë stekë aty ku vërtet ne dëshirojmë dhe objektivat mbeten po ato: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në Euro 2028, për të vazhduar më pas drejt objektivit të paarritur ndonjëherë, që të jemi pjesë e Botërorit 2030.

I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me ekipin kombëtar shqiptar. Në fakt, nuk bëra një prezantim të CV-së së zotit Maran, sepse është një emër i njohur i futbollit europian. Ai ka një eksperiencë 25-vjeçare, ka drejtuar skuadra të rëndësishme në Serie A dhe Serie B, dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë në Nations League dhe në ndeshjet kualifikuese.", është shprehur Duka. 

Poll

Lexo gjithashtu