Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, përmes korridoreve të FSHF-së, kaloi te zyra e trajnerit.
Nga sot, fillon detyra e re për “timonierin” italian. “Uria” te Kombëtarja dhe pritshmëritë e tifozëve është e madhe, pasi nën drejtimin e Sylvinhos, i shkuam shumë pranë kualifikimit historik për në Kupën e Botës.
Maran ka firmosur kontratë me kuqezinjtë deri në dhjetorin e vitit pasues. 62-vjeçari ka treguar me ekipe me profil të ulët në Itali, se mund të bëjë “çudira”, duke marrë rezultate befasues, ndonëse nuk ka drejtuar më herët skuadra të nivelit të lartë.
Objektivi i radhës për Shqipërinë është vendi i parë në Ligën e Kombeve, Vazo 1, Liga C, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.
