Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ditë e shënuar për Kombëtaren, pas emërimit të trajnerit Rolando Maran festojnë dhe dy sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë e shënuar për Kombëtaren, pas emërimit të
Cristian Shpendi dhe Jasir Asani

Një ditë e “shënuar” ishte kjo për Kombëtaren shqiptare, pasi zyrtarizoi trajnerin Rolando Maran në krye të pankinës kuqezi. Italiani firmosi një kontratë 2 vjeçare që do ta mbajë gjatë në drejtimin e kuqezinjve deri në vitit 2028.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi lajm që “gëzon” Federatën, pasi pak orë më pak, faqja zyrtare e FSHF-së ka zgjedhur ta nisë mëngjesin me një urim të veçantë për dy sulmuesit, anësorin Jasir Asani dhe djaloshin e të rinjve, Cristian Shpendi.

Të dy lojtarët festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe ku ka më mirë se një “telegram” urimi, krah për krah që simbolizon unitetin edhe në ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Poll

Lexo gjithashtu