Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ka drejtuar ekipe si Cheivo, Cagliari dhe Genoa! Kush është Rolando Maran, trajneri që pasoi Sylvinhon në stolin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Ka drejtuar ekipe si Cheivo, Cagliari dhe Genoa! Kush është Rolando
Rolando Maran

Rolando Maran është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Tekniku italian do të jetë në krye të kuqezinjve deri në fund të kualifikueseve të Euro 2028, ku sigurisht objektivi është kualifikimi në atë kompeticion madhor. Mirëpo, kush është Rolando Maran?

I lindur në Trento të Italisë, 62-vjeçari ka një profil të ulët, si futbollist ashtu edhe si trajner. Në futbollin e luajtur, Maran e ka nisur karrierën profesionale si mbrojtës në vitin 1986 me skuadrën e Benacense, për të kaluar më pas tek Chievo, ku qëndroi 9 vite, pra deri në verën e 1995-ës.

Po në atë vit, Maran u bashkua me Marzotto, ndërsa është aktivizuar edhe me Carrarese dhe AJ Fano. Tek këta të fundit “vari këpucët në gozhdë”, në vitin 1997, duke e mbyllur përfundimisht me futbollin e luajtur.

Përsa i përket karrierës menaxheriale, pra si trajner ai e ka nisur si asistent te Brescia, në vitin 1998, një vit pasi la futbollin. Rolin e trajnerit të parë e bëri “sefte” në vitin 2000, pasi mori drejtimin e Cittadella U19, me të cilët punoi deri në verën e vitit 2002.

Në vitin 2002, Maran mori drejtimin e ekipit të parë të Cittadella, duke qenë në krye të tyre për 3 vite. Më pas, ai ka ndryshuar shumë skuadra si trajner, duke marrë drejtimin e Brescia, Barit, Triestina, Vicenza, Varese, Catania, Chievo Verona, Cagliari, Genoa, Pisa dhe përsëri Brescia, deri në verën e vitit 2025.

Ndërsa statistikat më të mira trajneri Rolando Maran e ka me ekipin e Vareses, gjatë sezonit 2011/2012. Ai e drejtoi Varesen në 39 ndeshje, duke plotësuar një kuotë pikësh 1.77, mesatarja gjatë sfidave që ai ishte në krye të ekipit, më e mira për të gjatë karrierës si trajner.

Poll

Lexo gjithashtu