Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare, ja kur do të prezantohet TRAJNERI i ri (ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare, ja kur do të
Sylvinho

Vendimi është marrë! Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ka vendosur të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Pikërisht sot, në orën 10:00, Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë dhe trajnerin i ri që do të pasojë brazilianin në këtë detyrë të rëndësishme.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy miqësore në muajin qershor, përballë Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgun më 6 qershor. 

52-vjeçari mori drejtimin e Kombëtares më 2 janar të vitit 2023. Në 34 ndeshje, braziliani numëron 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje.

Arritja e tij më e madhe në këtë eksperiencë me kuqezinjtë ishte kualifikimi në Europianin e vitit 2024, ndërsa ishte shumë pranë një tjetër objektivi madhor si Kupa e Botës, por skuadra e tij u ndal nga Polonia në gjysmëfinalet e "play-off"-it, duke u mposhtur 1-2. 

Poll

Lexo gjithashtu