Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Profesori s'e tregon kurrë sekretin e fundit, Ahmataj dorëzohet përballë Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Profesori s'e tregon kurrë sekretin e fundit, Ahmataj

Skënderbeu-Tirana 2-1

Kategoria Superiore Java e 13-të

Stadiumi "Skënderbeu"

NDESHJA: Skënderbeu arrin të marrë fitoren e dytë rresht në kampionat. Pas fitore në Ballsh, korçarët fitojnë pastër 2-1 ndaj Tiranës në shtëpi duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund ishin korçarët që dolën me 3 pikë nga përballje. Në pjesën e parë ishte Krasniqi që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në të dytën Ndecky dyfishoi sfidën. Tirana provoi të reagonte, por gjetu golin vetëm në minutën e 93-të. Më këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 20 pikëve duke parakaluar Tiranën me 19 pikë.

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollzhani, Dita, Meksi, Essien, Daja, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi.

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Torasa, Hasani, Cale, Cobbina, Halili.

GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Zaimi, Edlir Malo, Roxhers Muska

Komenti minutë pas minute

90+4' Mbyllet ndeshja me rezultatin 2-1.

93' Hasani rihap ndeshjen në minutat e fundit. Brenda zonës shkodrani e dërgon topin në rrjetë pas asist të Ngo.

87' Kundërsulm i Skënderbeut. Otto John pason për Ndecky që gjuan fortë dhe topi përplaset në traversë dhe më pas kalon vijën fatale. Vendim i drejt i gjyqtarit Kola.

77' Vangjeli pranë golit të barazimit. Mbrojtësi i krahut të djathtë godet drejt portës, por ndal Koiliçi.

75' Faull në favor të Tiranës, Cobbinah kroson në zonë, largon topin mbrojtja vendase.

70' Tirana e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit, mbrohet mirë Skënderbeu.

55' Cobbinah provon me një gjuajte brenda zonës, por pret Koliçi.

46' Nis pjesa e dytë në Korçë. Trajneri Ahmataj bën dy ndryshime. Në fushë Ngo dhe Çelhaka.

45'Mbyllet pjesa e parë Korçë, Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Tiranës. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

40' Një tjetër mundësi e artë për Tiranë, Halili nuk brenda zonës nuk godet siç duhet.

32' Rasti më i mirë për Tiranën. Hasani pason brenda zonës për Torasën që gjuan drejt portës, por ndalet nga Koliçi.

27' Provon të reagoi Tirana, por korçarët janë të vendosur mirë në mbrojtje.

17' Gol Skënderbeu. Gripshi ndërmer një aksion individual dhe në fund pason për Krasniqin që e dërgon në rrjetë.

2; Gafë e kapitenit Karabeci, përfiton Gripshi që niset drejt sulmit dhe godet bukur, por ndalet nga portieri Ilion Lika.

1' Starton sfida në Korçë, topi i parë shkelmohet nga Skënderbeu

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga