Partizani
Vusal Isgandarli ka qenë mungesa e rëndësishme e Partizanit në javët e fundit të luajtura në “Abissnet Superiore”. E teksa të kuqtë presin rikthimin e tij në fushë, sulmuesi 30-vjeçar ka lënë Shqipërinë.
Isgandarli ka marrë ftesë nga kombëtarja e Azerbajxhanit, për ndeshjen e 27 mrasit përballë Saint Lucia. Kjo sfidë do të zhvillohet në Sumqayit, duke nisur prej orës 16:00.
Me kombëtaren azere është bashkuar edhe sulmuesi i kuq. Pikërisht ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga stërvitja me përfaqësuesen e tij, pamje që gëzojnë edhe kampin e Partizanit.
Vusan Isgandarli në grumbullim me kombëtaren e Azerbajxhanit
Poll



