Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Skuadra nga Liverpool “turpëron” Chelsea-n, “blutë” i rikthehen “avazeve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skuadra nga Liverpool “turpëron” Chelsea-n,
Everton - Chelsea

Skuadra e Chelsea është “dërrmuar” nga Everton në “Hill Dickinson Stadium”, e përfunduar 3 – 0 për klubin nga Liverpool. Sulmuesi Beto prej Guinea-Bisau ishte protagonist absolut te Everton, dy gola dhe asist.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, konkretisht minuta e 62-të, afrikani dyfishoi shifrat për të tijët dhe të dytin personal. Ndiaye i vuri “kapak” fitores dhe 3 pikëve.

Pas 31 javësh në Premier League, Chelsea gjendet në pozitën e 6-të me 48 pikë, 2 më shumë se Everton (vendi i 8-të). Për “blutë” e Londrës, zona Champions momentalisht është 3 pikë më pak, ndërsa janë në lojë edhe 7 javë të mbetuar.

Poll

Lexo gjithashtu