Shqiptarët vazhdojnë të dhurojnë “show” në kampionatet ku luajnë. Një gol 100% shqiptar është shënuar në Turqi nga skuadra e A.Keciorengucu, ku luajnë Jurgen Bardhi dhe Uerdi Mara.
Dyshja e Superiores e ka bërë “sefte” duke i dhuruar golin e avantazhit skuadrës së tyre në sfidën me Manisa në kampionat. Është dashur vetëm 4 minuta lojë që Mara të gjente golin e avantazhit, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të kampinatit turk.
Ish-i Skënderbveut u asistua në mënyrë përfekte nga ish-i i Partizanit, dhe Mara nuk e kishte të vështirë të shënonte një supergol për të ngritur kështu “peshë” gjithë të pranishmit në stadium.
Poll