Grupi B ka përmbyllur me sukses rrugëtimin e tij në këtë edicion të Champions League. Porto dhe Club Brugge janë dy ekipet që vijojnë në fazën tjetër. Leverkusen me pikën e marrë ndaj belgëve në Gjermani ka arritur të kualifikohet për në Europa League.
Simeone dhe Atletico Madrid duket se kanë prekur fundin pasi nuk ia kanë dalë që të kalojnë grupin. Një sezon që përfundon këtu për spanjollët, pasi fokusi do të jëtë vetëm në La Liga.
UEFA Champions League
Grupi B
Leverkusen - Club Brugge 0-0
Arbitër: Maurizio Mariani
Stadiumi: “BayArena”
[caption id="attachment_665439" align="alignnone" width="150"] Formacionet zyrtare[/caption]
Porto – Atletico Madrid 2-1 (Taremi 6', Estaquio 24'/ Marcano 90'+5')
Arbitër: Daniele Orsato
Stadiumi: “Estadio do Dragao”
[caption id="attachment_665440" align="alignnone" width="150"] Formacionet zyrtare[/caption]
Komenti minutë pas minute:
90' Mbyllen takimet. Porto merr kryesimin e grupit, Leverkusen arrin Europa League, Simeone rikthehet duarbosh në Spanjë
90'+5' Marcano ngushton diferencat me një autogol
56' Schik jep shkëndijën e parë, pritja e Mignolet është fantastike
46' Nisin pjesët e dyta
45' Mbyllen pjesët e para të dy sfidave
24' Eustaquio dyfishon shifrat, pas një inkursioni fantastik nga Galeno
6' Taremi shfrytëzon në mënyrën më të mirë asistin e Evanilson, Atletico duket totalisht e pamotivuar
1' Startojnë sfidat në Portugali dhe Gjermani.