
Elbasani 2-1 Korabi
Elbasani ka fituar 2 me 1 përballë Korabit në stadiumin “Elbasan Arena”. Përmbysje e çmendur e vendasve, që vazhdojnë të pathyeshëm në shtëpinë e tyre.
Dhe pse Korabi kaloi i pari në avantazh, verdheblutë shënuan me penallti dhe më pas me debutuesin Bledar Lila për të kthyer ndeshjen. Elbasani merr me këtë fitore përkohësisht kreun e klasifikimit në Kategorinë e Parë, me pikë të barabarta me Bylisin.
Formacionet zyrtare:
Elbasani (4-3-3): Totoshi; Kurti, Telushi, Zaimi, Rami; Karakaçi, Ivan, Leo Melo; Lila, Clement, Hoxhaj; Trajner: Nevil Dede
Korabi (4-3-3): Qyrani; Lilaj, Lila, Paplekaj, Geci; Kryemadhi, Mziu, H.Marku; Kasalla, Çema, T.Marku; Trajner: Shpend Kumbarçe
Rastet e ndeshjes:
81' Taulant Marku lë Korabin me 10 lojtarë pasi merr të kuq. (VIDEO)
64' Kasalla shfrytëzon një rast goli për Korabin. (VIDEO)
55' Bledar Lila shënon në debutim. Elbasanasi përmbys rezultatin në favor të vendit të tij. (VIDEO)
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
40' E fiton Telushi dhe Karakaçi e gjuan në trekëndësh, Elbasani barazon me penallti. (VIDEO)
30' Kasalla bën 'Messin' në "Elbasan Arena", Korabi zhbllokon rezultatin. (VIDEO)
28' Panik në zonën e Elbasanit, Çema driblon portierin Totoshi, pason për Markun i cili nuk godet në shenjë, (VIDEO)
22' Geci gjuan fort nga goditja e dënimit, por topi prek rrjetën e jashtme. (VIDEO)
9' Qyrani kthehet në hero, shpëton Korabin nga goli i sigurtë. (VIDEO)
1' Fillon ndeshja në Elbasan, fitorja obligim për dy ekipet.