
PARTIZANI 4-1 VLLAZNIA (Rrapaj 20', Preka 45+1', Mehmeti 45+3', Maguette 48' / Balaj 32')
Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. “Demat” triumfuan me rezultatin 4-1 përballë shkodranëve. Një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga Partizani, golat për të cilët u shënuan nga Rrapaj, Preka, Mehemti dhe Maguette. Ndërsa golin e vetëm për Vllazninë e shënoi kapiteni Balaj i ndihmuar dhe nga një devijim Pano Qirkos.
Me këtë fitore, Partizani ndan vendin e parë me Egnatian me nga 26 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë të grumbulluara.
Kategoria Superiore: Java e 12-të
Stadiumi: Arena e Demave
Arbitër: Adrian Beqiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Murataj, Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Taipi, Cara, Bintsouka
Trajner: Arbër Abialilaj
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Sala, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Alivoda, Delaj, Balaj
Trajner: Qatip Osmani
Komenti minutë pas minute:
75' Keko tenton supergolin, por topi pritet nga Qarri.
48' GOOOOL! Maguette shënon golin e katërt për "Demat".
46' Starton pjesa e dytë e sfidës.
45+4' Përfundon pjesa e parë 3-1 në favor të Partizanit.
45+3' GOOOOOL! Mehmeti shënon të tretin për "Demat".
45+1' GOOOOOL! Preka rikthen baraspeshën për Partizanin.
32' GOOOOL! Bekim Balaj barazon shifrat me një supergol.
27' Vllaznia barazon me Delaj, por goli anullohet për pozicion të parregullt.
20' GOOOOOL! Arinaldo Rrapaj kalon Partizanin në avantazh.
9' Maguette kërkon supergolin, por topi shkon jashtë.
4' Partizani kërkon penallti për një ndërhyrje ndaj Carës, por arbitri ka qenë mjaft pranë duke mos e vlerësuar si të tillë.
1' Starton sfida në "Arena e Demave".