
Partizani 2-1 Bylis
Abissnet Superiore: Java 30
Stadiumi: Partizani
Gjyqtar: Erjon Bastari
Formacionet zyrtare:
Partizani (3-5-2): Rexhepi; Sota, Telushi, Atanaskoski; Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Buxhelaj; Mba, Da Silva. Trajner: Giovanni Colella
Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Abazaj, Zhongo, Zguro; Maçolli, Lorran; Abu, Esquerdinha, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
90' Cara gjen golin por anulohet per offside.
87' Partizani kërkon penalltinë e dytë, pretendohet për prekje me dorë në zonë por VAR thotë të kundërtën
65' Mba bën gjithçka vetë, fiton topin, futet në zonë, godet por mbrojtja ballshiote i mohon festën e golit
63' Abu provon goditjen nga distanca por qendrore për portierin Rexhepi.
54' Rrapaj fiton penallti, Da Silva e kthen në gol, Partizani sërish në avantazh.
50' Predhë nga distanca e Matondos, por përfundon mbi traversë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
34' Thyhet Partizani, Bylisi shënon golin e barazimit.
27' Mba rrëmben një top në mesfushë, avancon para dhe nxjerr bosh Da Silvan por ky i fundit tenton driblimin në vend të goditjes dhe nuk ia del ta mbajë topin brenda vijave.
25' Faull në kufij të zonës për Partizanin, goditja e Da Silvas kthehet pas nga muri dhe me pas Telushi provon fluturmithi por topi prek vetëm rrjetën e sipërme.
18' Fantastik Arinaldo RRAPAJ, kalon këdo që i del përpara dhe i jep avantazhin Partizanit.
17' Rexhepi bën mrekullinë, shpëton Partizanin nga pësimi i golit.
14' Da Silva tenton golin, por topi shkon ngjiture me shtyllën.
7' Kombinime të mira mes Mba, Da Silva dhe Rrapaj, vlonjati futet në zonë por gjuajtja e tij bllokohet bukur nga Abazaj.
2' Krosim kërcënues i Rrapajt nga krahu i majtë, topi merr një trajektore të rrezikshme por Teqja arrin të grushtojë.
1' Fillon ndeshja, ekipet në kërkim të fitores.