
Partizani 1-1 BATE Borisov
UEFA Champions League
Kualifikuese R1: Ndeshja e parë
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Nathan Verboomen (Hollandez)
Formacionet Zyrtare:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Mehmeti, Murataj, Rrapaj; Cara, Mba, Da Silva. Trajner: Zoran Zekic
BATE Borisov (4-3-3): Kudravets; Nechaev, Khadarkevich, Bane, Jimoh; Gromyko, Bocherov, Grechikho; Malkevich, Antilevski, Kontsevoj. Trajner: Kirill Alshevsky
Komenti minutë pas minute:
90+3' Përfundon ndeshja.
75' Nuk u beson syve Murataj, shtylla i mohon festën e golit.
66' Shpërthen festa në kryeqytet, Partizani rikthen baraspeshën me Tedi Carën.
62' Cara depërton bukur brenda zonës por bllokohet në fund nga mbrojtja bjelloruse.
58'
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
40' Rrapaj provon sërish nga distanca por topi shkon drejt duarve të portierit.
28' Mba tund rrjetën e jashtme, Partizani shumë pranë golit.
23' Mba lëviz bukur brenda zonës, i bën hapsirë vetesh dhe godet rrezikshëm por sfera shkon pak mbi traversë.
19' Tjetër rast i artë i Partizanit, kapiteni Murataj lëshon një 'predhë' nga distanca që përfundon ngjitur me shtyllën.
17' Rrezikon BATE, Kontsevoj futet brenda zonës dhe godet shumë diagonal me topin që kalon pasqyrën e portës.
15' Rrapaj provon nga distanca e largët por gabon në shënjestër.
12' Murataj tenton të fusë një top para portës për Carën por portieri shpëton sërish bjellorusët.
5' Kundërsulm befasues i Partizanit, Arinaldo Rrpaja vrapon i vetëm drejt portës por portieri kundërshtar arrin i pari te topi.
4' Krosim i BATE nga goditja standarte, harkim i lartë në zonë por largojnë në dy kohë mbrojtësit e kuq.
1' Fillon ndeshja në "Air Albania".