VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar ole-ole”, festë e “çmendur” nga KUQEZINJTË në dhomat e zhveshjes, SYLVINHO: E merituat
Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare arriti të siguronte një tjetër fitore të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë mposhtnë 3-1 Ishujt Faroe në transfertë, ku Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi tundën rrjetën e kundërshtarëve.
Tashmë pas kësaj fitoreje, djemtë e Sylvinhos marrin vendin e dytë në grup, me vetëm 1 pikë më pak se Çekia e cila udhëheq grupin pas 3 ndeshjeve. Kombëtarja jonë mori kështu fitoren e dytë rresht, diçka e tillë nuk ndodhte prej vitit 2021 dhe sigurisht festa është e gjtha legjitime.
Jemi më afër se kurrë me “ëndrën” Euro 2024 dhe lojtarët e stafi i kombëtares nuk përmbahen në dhomat e zhveshjes, teksa ia marrin këngës “O sa mirë me qenë shqiptar”.
I pranishëm ishte edhe Armand Duka. Trajneri Sylvinjo u tha lojtarëve që : “Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”.