
LAÇI 1-1 PARTIZANI
Laçi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Laçi” të Kurbinit, përfundoi me rezultatin 1-1.
Partizani mbeti me 10 lojtarët që në minutën e 19’ pasi Tedi Cara mori të dytin të verdhë, pasi të parin e mori dy minuta më herët. Edhe pse me 10 lojtarë Partizani kaloi në avantazh me Sotën, duke mbyllur 0-1 pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Laçi u bë më kërkues, teksa gjeti dhe golin me Sobouale në minutën e 51’. Ndërsa Ujka humbi një penallti në minutën e 62’ duke shpërdoruar rastin e artë për përmbysje.
Me këtë barazim, Laçi mbetet në zonën e ftohtë me 32 pikë, ndërsa Partizani në vendin e tretë në kuotën e 47 pikëve.
Kategoria Superiore: Java e 29-të
Stadiumi: Laçi
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Junior, Prodani, Manellari, Kryeziu, Ujka, Mjaki, Bajramaj, Cordeiro. Trajner: Armando Cungu
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj, Murataj, Taipi, Rrapaj, Skuka, Cara, Mba. Trajner: Orges Shehi
Rastet e ndeshjes:
90+7' Mbyllet ndeshja.
62' Pano Qirko pret penalltinë e goditur nga Ujka. (VIDEO)
61' Penallti për Laçin. (VIDEO)
51' Goooool! Sobowale barazon shifrat. (VIDEO)
46' Laçi pranë golit me Myrtajn. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
38' Goooool! Sota kalon Partizanin në avantazh. (VIDEO)
21' Kundërsulm vrastar nga Partizani. (VIDEO)
19' Tedi Cara ndëshkohet me karton të kuq.
16' Ujka tenton, por topi shkon lehtësisht në duart e Qirkos. (VIDEO)
10' Skuka humbet shansin e artë. (VIDEO)
9' Laçi shfaqet rrezikshëm në zonën e Partizanit. (VIDEO)
1' Starton sfida në Kurbin.