
LAÇI – EGNATIA 0 – 1 (Aleksi 90+3')
Ndeshja: Është mbyllur me fitoren e Egnatias çerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë, ku rrogozhinasit u përballën me laçin. Skuadra e Edlir Tetovës triumfon 1-0 ndaj “djemve” të Mirel Josës.
Skuadrat bënë një ndeshje të fortë, por pa mundur të gjejnë golin deri në minutat shtesë.. Sherri dhe Dajsinani do të ishin protagonistë absolutë në këtë përballje, me dy gardianët që kanë bërë pritje vendimtare për ekipet e tyre. Në pjesën e parë kurbinasit pretenduar për penallti gjatë një rrëmuje në zonë, por Maletaj nuk ishte i këtij mendimi.
Gjithashtu edhe rrogozhinasit pretenduan për penallti për faull më zonë, por sërish arbitri kryesorë nuk kishte këtë mendim. Por sërish goli do të vinte nga goditja e një 11-metërshi. Albano Aleksi shndërroi në gol penalltinë e fituar, duke i dhënë triumfin rrogozhinasve.
Një fitore që tashmë “çon” rrogozhinasit më një “këmbë” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa çerekfinalja e dytë do të luhet pas dy javësh në “Egnatia Arena”.
Kupa e Shqipërisë: Faza e 1/8-ave
Stadiumi: Laç
Arbitër: Dorjan Maletaj
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Junior, Sa Silva, Manellari, Kryeziu, Myrta, Prodani, Bajramaj, Saboëale. Trajner: Mirel Josa
Egnatia: Sherri, Xhemajli, Drame, Malota, Zejnullai, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Fernando, Montenegro, Spahiu. Trajneri: Edlir Tetova
Komenti minutë pas minute:
90+5'- Albano Aleksi tregohet i sakte nga gjuajtja e penalltise. VIDEO
90+3'- Silva shkakton penallti, Egnatia ka shansin e arte per te kaluar ne avantazh. VIDEO
83'- Pretendim per penallti te Egnatia, per faull ne zonen kurbinase ndaj Spahiut, por Maletaj nuk eshte i ketij mendimi.
72'- Skuadrat kembengulin per golin e avantazhit, por skuadrat nuk kane saktesine e duhur para porte.
57'- Skuadrat e humbasin shpejt topin ne mesfushe.
46'- Nis pjesa e dyte, skuadrat ne kerkim te golit te avantazhit.
45+1'- Mbyllet pjesa e pare 0-0 mes dy skuadrave.
38'- Goditje kendi per Lacin, me topin qe shkon ne zone dhe kurbinasit pretentojne per prekje me dore nga Spahiu. Maletaj nuk eshte i ketij mendimi. VIDEO
34'- Ndreca provon serish, gjuan me koke dhe topi shkon ne duart e Dajsinanit. VIDEO
27'- Egnatia shfaqet serish rrezikshem ne zonen e Lacit, duke u shkaktuar nje rremuje, por aksioni do te nderpritet per pozicion jashte loje te Montenegro. VIDEO
14'- Kundersulm i shpejte nga Laci. Sobowale shkeputet ndaj kundershtareve, por Sherri eshte ne pozicion dhe ndal gjuajtjen e sulmuesit kurbinas. VIDEO
10'- Laci provon nga nje goditje denimit, por Malota eshte ne vendin e duhur per te ndalur tentativen e vendasve. VIDEO
7'- Rast i arte per rrogozhinasit. kurbinasit nuk merren vesh ne mbrojtje, Ndreca gjuan drejt portes, por dal Dajsinani. VIDEO
4'- Egnatia niset ne kundersulm, por Spahiu ndalet nga Bajramaj. VIDEO
1’- Shkelmohet topi i parë në Laç, skuadrat në kërkim të fitores