Humbja me rezultatin e thellë 3-4 në "Allianz Arena" përballë Bayern Munich ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e madrilenëve, të cilët janë "kapur" me arbitrin Slavko Vincic.
Bëhet fjalë për kartonin e dytë të verdhë në drejtim të Eduardo Camavingës, i cili u ndëshkua nga kryesori në harkun e 9 minutave, duke lënë të tijët me një lojtar më pak, çfarë solli dhe "goditjen" ndaj miqve që deri në minutën e 86 ishin në kërkim të golit, përpara se Luiz Diaz të shënonte të 3-tin e sfidës.
Lidhur me mënyrën se si rrodhën kronologjitë, një koment pati dhe nga trajneri Alvaro Arbeloa i cili nuk kurseu as arbitrin duke e akuzuar se prishi ndeshjen, ndërsa premtoi se epoka e Realit do të vijë sërish duke e kthyer më të fortë.
"Eleminimi është faji im. Shpesh, në disa raste, arbitrat nuk luajnë futboll dhe sot e pamë këtë. Bayernin e uroj, por nëse do humbisnim, do preferoja një mënyrë ndryshe. Jo me atë vendim të pashpjegueshëm të arbitrit, të cilin e komentoj si të pakuptimtë se si mund të ndëshkohet lojtari për një gjë të tillë kur ndeshja kishte kaluart limitet. Ai e prishi ndeshjen. Jam i trishtuar por edhe krenar me lojtarët. Ky është Real Madrid dhe do të rikthehet i fortë", ka thënë Arbeloa.
