Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk u mbyllëm në portë, pjesa e parë 70% foli për ne”, Oltijon Kërnaja pas humbjes 3-0 me Elbasanin: Ekipi u fik për shkak të...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk u mbyllëm në portë, pjesa e parë 70% foli
Oltijon Kërnaja

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja.

“Të them të drejtën, konstatimi juaj është i drejtë. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë, dominuam ndeshjen në pjesën e parë në shumë raste, dolëm 3-4 herë para portierit Totoshi. Por ajo penalltia që u dha, e fiku paksa ekipin, vonesa për t’u gjuajtur, e fiku ekipin. Bëmë zëvendësimet, u munduam të reagonim sepse të gjuash penallti për herë të parë dhe të dytë, ka ndikuar ndoshta nga ana psikologjike. U munduam të zgjonim djemtë, mund të shkonte ndeshja 1-1 me goditjen e Doumbia. Bravo ekipit të Elbasanit, i meritoi 3 pikët me cinizmin e tij.

Ndryshime në vendosje pas 7 minutash? Ne kishim tentuar që të fitonim centimetra, duke parë që në 2-3 javët e fundit kemi pësuar gol nga goditjet standarde. Kemi dominuar në ndeshjet e fundit, por kemi pësuar nga kornet. Edhe pse nuk është mbrojtës i djathtë tipik, e futëm sepse ka luajtur në atë pozicion. Duke ditur që Preka vjen nga një dëmtim shumë i gjatë, nuk kishim mundësi të aktivizonim atë. Nuk është se nuk funksionoi me Bytyçin, ai doli tek e tek me portierin. Pjesa e parë ishte okej, kishim menduar që me mesfushorët të luanim 1 kundër 1. Prandaj menduam që Qaka dhe Murataj gjithnjë do të ndërronin pozicionet, duke ditur që mesfushorët e Elbasanit do të krijonin hapësira.

Ne tentuam, aty në zonën e tretë ndonjëherë lojtarët zgjedhin vetë. Ndonjëherë kishim krosimet, ndonjëherë 1 kundër 1 me Sidibe. Ishin situata që të lexoheshin më mirë nga ana ofensive. Por për këtë jemi, që të rregullojmë këto paqartësi që kishim në sulm. Ekipi deri në minutën e 90-të, ishte korrekt, deri tek goli i dytë. Ishim gjithmonë në mbrojtje, edhe nëse krosonin, ishim po ne që përfitonim topin. Qaka dhe Murataj bënë ato që donim ne. Por në zonën e tretë nuk ishin ato që duheshin. Kot nuk është në atë pozitë në tabelë edhe Elbasani, gabimet do i ndryshojmë ndeshjen tjetër. Në luftë për vendin e katërt që mezi e kemi fituar.

Të them të drejtën, ne nuk u mbyllëm në portë me një lojtar më pak. Ne e dimë që pika e fortë e Elbasanit janë goditjet standarde. Në rastet që Elbasani kishte pas golit, ishin vetëm korne, jo në portë, ne i mbrojtëm mirë. Pastaj, nëse do të ishim mbyllur mbrapa, nuk do të pësonim 3 gola. Në pjesën e parë mendoj që do të ishte rreth 70% për ne. Ne menduam që të ndryshonim diçka, të luanim me topin, ta mbanim. Kishte më pak lojë efektive, duke parë edhe zgjuarsinë e ekipit të Elbasanit. Ndodh që të humbësh, do të luftojmë me Zotin përpara.

Statistikat flasin për Elbasanin, edhe pse me një lojtar më pak? Atë po them edhe unë, na shqetëson shumë të themi të drejtën, nuk po them të kundërtën. Por është ajo që duhet të ndryshojmë. E kemi mbajtur ne në ndeshjet e tjera me Elbasanin më shumë topin. Nëse do të kishim analizuar rastet që kishim në pjesën e parë, do t’ia linim vetë topin. Elbasani nuk qarkullon por luan në tranzicion. Pas 1-0 me penallti, vërtetë do të jetë 70-20 apo 60-40 nuk e di. Dua të nxjerr statistikat. Të shohim, e mbajti 60-40, Elbasani fitoi 3-0 me meritë të plotë, ne të punojmë dhe të ecim përpara, duke filluar nga java që vjen, të kthehemi te fitorja”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu