VIDEO/ “Një kafe me Kristjanin”, ASLLANI në një rrëfim special për Interin: Dua drekë me Wesley Sniejder, D’Ambrosio kujdeset më shumë për mua
Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë të veçantë për kanalin zyrtar të Interit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zbuluar detaje interesante, duke u njohur në këtë mënyrë më shumë nga tifozët zikaltër.
“Një kafe me Kristjanin”, është titulluar intervista e elbasanasit nga klubi italian. Nga filmi i preferuar, deri te lojtari me të cilin do të donte të drekonte e deri te këshillat nga shokët e skuadrës dhe prindërit. Mjaft special dhe sikurse në fushë shumë i qetë, 20-vjeçari është i sinqertë në intervistën e tij.
INTERVISTA E KRISTJAN ASLLANIT: - Kush është filmi i preferuar?
Filmi për Francesco Tottin.
- Nëse do të zgjidhje të drekoje me një nga e shkuara apo e tashmja, kë do të zgjidhje?
Ëesley Sniejder.
- Çfarë do ta pyesje atë?
Si mund të vendoseshe aq mirë në fushën e blertë?
- Kush është superheroi yt?
Spiderman.
- Kush është superfuqia jote?
Të shënoj çdo gjuajtje.
- Ushqimi i preferuar?
Picat.
- Cila është cilësia jote më e mirë në futboll?
Luaj mirë me të dy këmbët.
- Pushimet përfekte?
Të relaksohem me prindërit e mi, pse jo dhe në Shqipëri me gjyshërit e mi.
- Ngjyra e preferuar?
Blu.
- Këshilla me rëndësishme?
E kam marrë nga Francesko Patali që jetonte në qytetin tim. Kur vij këtu më thotë të qëndroj djali që jam.
- Kush kujdeset më shumë për ty te Inter?
Daniele D’Ambrosio.
- Si?
Ai kujdeset me mua në çdo mënyrë, ndaj dua të falënderoj.
- Me kë shko më mirë te Inter?
Me Belanovën sepse ndoshta jemi edhe në të njëjtën moshë dhe kemi ardhur si të rinj në këtë skuadër.
- Ndonjë hob tjetër?
Nuk është se kam, por më pëlqen dhe regatoni.