
TIRANA 3-2 KUKËSI (Deliu 14', Përgjoni 86', Kaina 90'/ Beshiraj 53', Momoh 79')
Tirana ka fituar në mënyrë spektakolare përballë Kukësit. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet Superiore” përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të bardhebluve. Në fillim ishte Tirana që shënoi me Deliun, teksa Kukësi përmbysi me Rashitin dhe Momoh. Por Tirana gjeti forcën në “frymën e fundit” të sfidës duke përmbysur me Përgjonin dhe Kaina.
Pas kësaj fitoreje, Tirana renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 7-të me 14 pikë të grumbulluara.
Abissnet Superiore: Java e 13-të
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Kreshnik Bajramaj
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Abdullahu, Doka, Mici, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Jonuzi, Hila, Hasani, Kaina, Haxhiu. Trajner: Julian Ahmataj
Kukësi: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rashiti, Rivas, Beshiraj. Trajner: Stavri Nica
Komenti minutë pas minute:
90+5' Nga ‘ferri’ në ‘parajsë’, Tirana përmbys Kukësin mes drithërimave në ‘frymën e fundit’
90' GOOOOOL! Kaina përmbys ndeshjen, Tirana 3-2 Kukësi. (VIDEO)
86' GOOOOOL! Florian Përgjoni shënon për Tiranën dhe çon ndeshjen në 2-2. (VIDEO)
79' GOOOOOL! Momoh përmbys ndeshjen dhe kalon Kukësin në avantazh. (VIDEO)
61' Kukësi mbetet me 10 lojtarë. Duka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
53' GOOOOL! Mario Beshiraj rikthen baraspeshën. (VIDEO)
45+1 Vendos goli i Deliut, Tirana mbyll në avantazh pjesën e parë
21' Kukësi në kërkim të barazimit, Rashiti pranë golit. (VIDEO)
14' GOOOOOL! Deliu kalon në avantazh Tiranën. (VIDEO)
1' Tirana rikthehet në “Air Albania” me qëllim 3 pikëshin, starton sfida ndaj Kukësit