Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Nedim BAJRAMI prezantohet para tifozëve të Sasuolos, premtimi i kuqeziut: Do të arrijmë objektivat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nedim BAJRAMI prezantohet para tifozëve të Sasuolos, premtimi i
Nedim Bajrami është prezantuar me tifozët e Sassuolos. Mesfushori kuqezi që la Empolin për Sassuolo në ditët e fundit të merkatos, ka përshendetur fansat e tij të rinj. Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami duket i lumtur për transferimin e tij tek skuadra që drejtohet nga Alessio Dionisi. “Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Kam gjetur këtu shokët e mi tek Empoli. Ambienti më pëlqen shumë, jam shumë i entuziazmuar. Kur mësova se Sassuolo interesohej për mua u gëzova dhe kjo ishte zgjedhja e duhur për mua. Synimi im është të ndihmoj ekipin të arrij objektivat dhe do përpiqem të luaj në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Përshendetje gjithë tifozëve dhe forca Sassuolo”, shprehet lojtari i Kombëtares. Bajrami tashmë do të mundohet të gjejë vazhdimësinë me trajnerin Dionisi. Me Empolin këtë sezon ai nuk është aktivizuar shumë, me 8 ndeshje si titullar dhe 1 gol dhe 1 asistim.
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga