Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Në SPANJË "kopjojnë" OLSI SOKOLIN, REI MANAJ bie PRE e gabimeve të arbitrave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Në SPANJË "kopjojnë" OLSI SOKOLIN, REI MANAJ bie

Shqipëria nuk është vendi i vetëm i çudirave.

Pak minuta pasi arbitri kryesor i Flamurtari-Kukësi, Olsi Sokoli anuloi një gol të rregullt të Artim Pollozhanit, i realizuar me roveshatë, një tjetër gabim amatoresk është regjistruar në Spanjë. Protagonist ka qënë vijëruajtësi, i cili ka anulua pa të drejtë një gol të rregullt të sulmuesi shqiptar, Rei Manaj.

22 vjeçari i cili po shkëlqen në Segunda Division në Spanjë, shënoi një gol të bukur me kokë në fitoren 3-1 që Albacete arriti përballë Cordoba.  Gjatë këtij momenti, ku rezultati ishte i ngulitur në këto shifra, sulmuesi i kombëtares shqiptare goditi bukur me kokë nga fare pranë zonës, duke e "detyruar" sferën të kalojë vijën fatale.

Megjithatë të këtij mendimi nuk ishin gjyqtarët, të cilët pavarësisht revoltës së Manaj nuk e konsideruan golin të rregullt.

Nëse ky gol do të konsiderohej i rregullt, ai do të ishte i gjashti i Rey Manaj në këtë sezon të La Liga 2.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga