
Myrto Uzuni ka shënuar golin e dytë personal, në ndeshjen që Granada po fiton 2 me 1 ndaj Real Sociedad. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i papërmbajtshëm në 45 minutat e para, ku rrjetën e parë e gjeti përmes penalltisë, ndërsa të dytën me kokë.
Për Uzunin ky është goli i 9 sezonal, ndërkohë rezulton dopieta e parë në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i Kombëtares po bën mjaft mirë, ndërsa kujtojmë se se në LaLiga ka asistuar dhe 1 herë tjetër.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Nëse arrin te fitorja, Granada do merrte 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një rivali të fortë si Real Sociedad.
Granada mban vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Real Sociedad në anën tjetër mban vendin e 7 dhe synon që të përmbysë gjithçka për t’u futur në zonën e Europës.
Goli i shënuar nga Myrto Uzuni: (VIDEO)