Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Muçi dhe Rashica protagonistë në fitore, Besiktasi mposht ekipin e Cikalleshit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Muçi dhe Rashica protagonistë në fitore, Besiktasi

Besiktas 2-0 Konyaspor (Kilicsoy 49', Tosun 71')

Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Konyaspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Sfida e cila u zhvillua në “Tupras Stadium”, përfundoi me fitoren 2-0 të Besiktas.

Rashica dhe Muçi zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur, me lojtarin dardan që ia doli të asistojë në golin e parë. Teksa edhe aksioni i golit të dytë nisi nga dyshja e shqiptarëve. Në krahun tjetër Cikalleshi dhe Ethemi ishin titullarë dhe luajtën 68 minuta, por pa lënë shenjë.

Me këtë fitore skuadra e Muçit dhe Rashicës shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Konyaspor mbetet në vendin e parafundit.

FORMACIONET ZYRTARE:

BESIKTAS: Gunok, Masuaku, Colley, Uysal, Bulut, Fernandes, Al Musrati, Tosun, Muçi, Rashica, Kilicso.

KONYASPOR: Slowik, Oguz, Yazgili, Damjanovic, Guilherme, Dikmen, N’Zonzi, Prip, Cicaldau, Ethemi, Cikalleshi.

Rastet e ndeshjes:

71' Nis nga dyshja Rashica-Muçi, Besiktasi dyfishon shifrat. (VIDEO)

54' Tjetër tentativë nga Muçi, por goditja e tij ndalet nga mbrojtësit e Konyaspor. (VIDEO)

49' Asist nga Rashica, Kilicsoy kalon Besiktasin në avantazh. (VIDEO)

45+2 Muçi dhe Rashica më të mirët për Besiktas, nuk ka gol në pjesën e parë përballë Konyaspor.

45+1' Rast i artë për Rashicën, por shqiptari nuk ia del ta godasë topin. (VIDEO)

40' Ernest Muçi ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

27' Muçi provon sërish, por rrëshket në momentin e goditjes. (VIDEO)

23' Ernest Muçi tenton supergolin, portieri kundërshtar në gatishmëri. (VIDEO)

14' Shqiptarët menjëherë në aksion, Rashica "kërcënon" portën e Konyaspor. (VIDEO)

1’ Starton ndeshja në “Tupras Stadium”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga