Tirana dhe Elbasani zhvilluan një miqësore luksi pasditen e sotme në orën 17:00 në ‘Selman Stërmasi’. Dy skuadrat po bëhen gati për nisjen e edicionit të ri futbollistik dhe po bëjnë ‘prekjet’ e fundit në skuadër për të qenë gati.
Objektivi është i njëjtë për të dy skuadrat, titulli kampion në kampionatet respektive, ndaj kanë ndërhyrë fuqishëm në merkato duke afruar lojtarë të nivelit të lartë. Trajnerët Orges Shehi dhe Nevil Dede po punojnë për të konsoliduar grupin dhe miqësorja e sotme i vuri në një test real.
Një miqësore spektakolare kishin mundësinë të ndiqnin të pranishmit teksa y mbyll ne një barazim mes 6 golash. Ndeshja nisi mirë për miqtë të cilët shënuan të parët me anë të Telushit nga një goditje dënimi ndërsa barazimi do të vinte pak minuta më vonë nga Florent Hasani. Spartak Ajazi do të dërgonte sërish elbasanasit në avantazh për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2.
Në të dytën, do të ishte sërish Florent Hasani që do të rikthente baraspeshën me një goditje të kalibruar nga distance me të majtën. Një kundërsulm i shpejtë i Elbasanit do të sillte dhe golin e 3-të të Elbasanit me autor Bedri Grecën ne minuten e 88'. Teksa arbitri bëhej gati të fërshëllente fundin e takimit, do të ishte sërish Hasani që do kompletonte tregoleshin personal për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-3.
Tirana-Elbasani 3-3
Golat: Hasani 28’, 63’, 90’ (11-m) / Telushi 16’, Ajazi 44’, Greca 88’
Golat e ndeshjes:
©https://www.youtube.com/watch?v=JdJwgOK_8SA: