Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Marash Kumbulla lë pas dëmtimin, mbrojtësi shqiptar i gatshëm për sfidën e fundjavës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Marash Kumbulla lë pas dëmtimin, mbrojtësi shqiptar i
Marash Kumbulla është jashtë fushave që prej 29 prillit të këtij viti. Ndeshja e fundit që Kumbulla ishte në fushë, ishte ajo kundër Milanit, sfidë në të cilën shqiptari pësoi dëmtimin në atë përplasje me Giroud. Por duket se Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm të vihet nën urdhërat e Jose Mourinhos. Qendërmbrojtësi i Kombëtars kuqezi është stërvitur ditën e sotme bashkë me pjesën tjetër të ekipit. Në një video të postuar nga vetë klubi i Romës, mbrojtësi shqiptar shihet teksa stërvitet me top. 23-vjeçari pritet që të jetë në pankinë në ndeshjen e kësaj fundjave, sfidë të cilën Roma do ta luajë përballë Fiorentinës. Por duke parë ecurinë e Kumbullës deri në ditën e ndeshjes, ka gjasa që për mbrojtësin kuqezi të ketë minuta loje.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga