Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Manchesteri është i “DJAJVE”, FERNANDES dhe RASHFORD mposhtin GUARDIOLËN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchesteri është i “DJAJVE”, FERNANDES dhe

Manchester United 2-1 Manchester City

Premier League

Java 18-të

Stadiumi: “Old Trafford”

Ndeshja:  Çmenduri ajo që ka ndodhur në “Teatrin e Ëndërrave”. Manchester United ka mposhtur me përmbysje Manchester Cityt në një sfidë spektaklare.

Fillimisht do të ishte skuadra e Guardiolës që do të kalonte në avantazh me anë të Grealish, me këtë të fundit që vetem 3 minuta në fushëne lojës do të ndëshkonte vendasit.

Djajtë nuk dorëzohen dhe gjejnë forcën për të barazuar shifrat me Brunoi Fernandez në minutën e 80-të, ndërs avetmë 2 minuta më  vonë do të ishte Rashford që do të rikthente festën në “Old Trafford” dhe trishtimin në sytë e tifoxzëve të Citizenëve.

Pas kësja fitoreje United ngjithet në vendin e 3-të në klasifikim me 38 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Manchester City. Tashmë djemtë e Erik ten Hag janë vetëm 5 pikë larg kreut që mbahet nga Arsenali, me këtë të fundit që ka dhe një ndeshje më pak për të luajtur.

Formacionet zyrtare:

Manchester United (4-3-1-2): De Gea; Wan Bissaka, Varane, Shaë, Malacia; Eriksen, Casemiro, Fred; Fernandes; Rashford, Martial. Trajner: Erik ten Hag

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Akanji, Ake, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Haaland, Foden. Trajner: Pep Guardiola

Komenti minutë pas minute:

90+5'- Mbyllet me fitoren e United. Manchesteri eshte i "DJAJVE".

87'- Eshte ndezur sfida ne "Old Trafford". Grealish fiton nje goditje denimi.

85'- Skuadra e Guardioles kerkon penallti, por gjyqtari nuk eshte i ketij momenti. Tekniku i Citizeneve proteston.

82'- Rashford permbys gjithcka ne derbi. Kalon ne avantazh United ndaj Cityt.

 

80'- Barazohen shifrat ne "Old Trafford". Bruno Fernandez kthen baraspeshen.

75'- United kërkon të gjejë golin e barazimit, por djemtë e Guardiolës janë të kujdesshëm në mbarëvajtjen e lojës.

60'- Gralish vetem 3 minuta ne fushen e lojes dhe gjen golin, Manchester City shtang United ne "Old Trafford".

55'- Rast i artë pë Citizenët, të cilët pretendojnë për penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.

46'- Nis franksioni i dytë. United-City kërkojnë 3 pikët.

45'- Skuadrat nuk gjejnë dot rrugën e rrjetës. lojtarët bëjnë siç duhet detyrat mbrojtëse. Mbyllet pjesa e parë.

37'- Lojën e bën skuadra e Guardioles, por më rrezikshëm shfaqen "djajtë" që kërcënojnë portën e Ederson.

28'- Rastet sa në njërën portë në tjetrën. Lojë e bukur në "Old Trafford".

23'- City provon te dale para. Haaland ndalet nga mbrojtesit e United.

 

10'- Bruno Fernandes jep shkëndijën e parë. United i shkon afer golit.

5'- Loja zhvillohet në mesfushë, skudrat provojnë të vënë veton e tyre.

1’- Nis derbi i Manchesterit. United dhe City luftë për fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga