Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Luiz Ejlli “fut në sherr” të ftuarit e “Procesit Sportiv”, Gurishta “kërcënon” të kuqtë: Do ta shihni pas dy javësh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Luiz Ejlli “fut në sherr” të ftuarit e

Erdenis Gurishta ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Veç analizës për skuadrën e Vllaznisë që po kalon momente fantastike në këtë sezon, nuk mund të qëndronte pa u përmendur edhe “Big Brother VIP”.

Ky reality shoë ka “pushtuar” çdo shtëpi apo hallkë të jetës duke qenë tematikë kryesore, qoftë edhe në futboll. E pikërisht Luiz Ejlli, një nga protagonistët brenda shtëpisë, nxiti debat në studio. Ka nga ata që janë kundër, por edhe të tjerë që mbështesin lojën e shkodranit. Për të foli kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

“Nëse Big Brother ka këtë shikueshmëri kaq të madhe, është pikërisht falë Luizit”, tha mbrojtësi i shkodranëve i mbështetur dhe nga Lei Kraja: “Ka thyer shifrat në mënyrë të frikshme. Pse qenka jo i duhuri për shtëpinë?”

Më tej vijoi sërish Gurishta që tregoi një detaj interesant: “Para 3 javësh në Tiranë me Partizanin, e ndoqëm Luizin para ndeshjes. Dhe më pas në fushë fituam. Gjithësesi do ta shohim pas dy javësh me Partizanin në Shkodër sërish që është çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë”, tha Gurishta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga