VIDEO/ Luajnë sezonin ndaj Erzenit, Kukësi stërvitje intensive
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi – Erzeni do të jetë një nga supersfidat e javës së 25-të të Superiores. Një “finale” mbijetese do të luhet ditën e dielë në “Kukës Arena”, me dy ekipet që do të luajnë vetëm për fitoren.
Verilindorët mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, teksa shijakasit renditen në vendin e 9-të me 23 pikë. Mes tyre do të bëhen llogaritë për 3 pikët “jetike” për mbijetesën.
Për këtë duel, Kukësi po zhvillon me intensitet stërvitjen në mënyrë që skuadra të marrë ngarkesën e duhur për të triumfuar ndaj shijakasve, ndaj të cilëve luajnë fatet e gjithë sezonit. Bledar Devolli ka të tentojë edhe pikët e para në krye të Kukësit, teksa misioni i tij është të shpëtojë verilindorët nga rënia.