Emri Lenjani e ka filluar aventurën në Turqi me performanca shumë të mira që i garantuan atij rikthimin në Kombëtare. Lenjani la Zvicrën për të kaluar te Umraniyespor në elitën e futbollit turk verën e fundit. Në ndeshjen që sapo ka përfunduar përballë Kayserispor, anësori i majtë ka arritur të kthehet në protagonist teksa i ka dhuruar asistin për golin e avantazhit të përkohshëm të ekipit të tij.
Në minutën e 59, Lenjani do të krosonte nga goditja standarte pranë zonës aty ku do të gjente kapitenin Glumac që do të shtynte topin në rrjetë. Ky është asisit i dytë për shqiptarin në 9 ndeshje këtë sezon.
Ai është vlerësuar edhe me notën 7.3 nga SofaScore duke qenë ndër më të mirët e ndeshjes
ASISTI I LENJANIT: